“Benzema solli më të mirën tek unë dhe Kaka”, Higuain rrëfen aventurën në Spanjë

Sport

“Benzema solli më të mirën tek unë dhe Kaka”,

Gonzalo Higuaín ka dhënë një intervistë për ESPN ku ka folur për kohën e tij në Madrid dhe ka treguar se si e përjetoi konkurrencën te Los Blancos. Ai ishte pjesë e Madridit në vitin 2009, kur Reali bleu 8 futbollistë, në mesin e tyre yje si Ronaldo, Benzema, Kaka, Alonso etj, derisa vit pas viti vinin edhe më shumë. Ai thotë se kishte mbetur i habitur, pasi sezonin që erdhën lojtarë të mëdhenj, ai kishte shënuar më së shumti gola.

“Në seancën e parë stërvitore, mbaj mend që Capello më zgjodhi mua. Pas një viti shënova 27 gola, Cristiano 26… dhe në verë ata sollën Benzeman dhe Kakan. Unë thashë: “Si është e mundur. Sa gola duhet të shënoj? Unë jam një golashënues dhe ju më sillni Benzeman dhe Kakán. Ardhja e Benzemas bëri që të nxjerrë më të mirën nga vetja. Me Benzeman ishte një garë shumë e shëndetshme. Ai na bëri të dyve të performojmë më mirë. Ju mund ta shihni se ai ishte një sulmues i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ne nuk mund të luanim shumë së bashku”, tha ai.

Sidoqoftë, Higuaín përfundoi duke e pranuar se versioni i tij më i mirë erdhi kur ai kishte një konkurrent për të njëjtën pozicion./Express

ME TE LEXUARAT