Dybala te Interi? Gjithçka e mundur sipas mediave italiane

Sport

Dybala te Interi? Gjithçka e mundur sipas mediave italiane

Paulo Dybala po luan sezonin e fundit me Juventusin në Seria A. Shumë skuadra tanimë janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas për sezonin e ardhshëm.

Në mediat italiane raportohet se në skenë ka dalë edhe Interi, me zikaltërtit që kërkojnë shërbimet e Dybalas.

“Correa dello Sport” raporton se Beppe Moratta po mendon për argjentinasin, dhe interistët janë të bindur se çdo sugjerim që i është bërë drejtorit sportiv të zikaltërve është arritur me sukses marrëveshja mes palëve të përfshira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E njëjta situatë mendohet se do jetë edhe për sulmuesin e Juventusit, i cili kërkon 9.5 milionë euro neto në sezon.

Për të arritur të shërbimet e Dybalas, te Interi po mendojnë  largimin e Vidalit, Vecinos dhe Sanchez, të cilëtr janë ndër më të paguarit në ekip dhe me paratë e kursyera nga largimi i tyre të merret Dybala.

Konkurrenca nuk mungon, me Atletico Madridin, Tottenhamin, bashkë me Manchester United dhe Manchester City, të gatshëm për betejë, teksa duhet të presim nëse 10-ta e Juventusit do të preferojë të luajë pëërsëri në Seria A apo do të kërkojë një eksperincë të re në ndonjë kampionat tjetër elitar. 

ME TE LEXUARAT