E bujshme, problemet ekonomike të Barcelonës, 2 prurjet e verës mund të largohen nga Camp Nou

Sport

E bujshme, problemet ekonomike të Barcelonës, 2 prurjet e verës

Barcelona vazhdon të ketë probleme ekonomike. Klubi katalanas, edhe pse në dijeni për diçka të tillë, ka transferuar disa lojtarë këtë verë.

La Liga ka bërë lëvizjen e saj, duke ushtruar presion te Barça për rregullimin e balanceve ekonomike. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, pasojat do të jenë të mëdha.

Sipas ESPN, nëse Christensen dhe Kessie (Lojtarë të ardhur me parametër zero) nuk regjistrohen në federatë deri para ndeshjes së parë të kampionatit, kontrata e tyre bëhet e pavlefshme.

Në këto kushte, klubi i Barcelonës po punon për të zgjidhur gjithçka, me kohën që nuk premton shumë./BW

ME TE LEXUARAT