Edi Reja: Humbëm me Poloninë për shkak të një gabimi...

Sport

Edi Reja: Humbëm me Poloninë për shkak të një gabimi...

Trajneri Edi Reja mendon qe Shqiperia u penalizua ne ndeshjen ndaj Polonise per shkak te nje gabimi.

“Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të matemi edhe me Poloninë. Në një moment të pjesës së dytë ra forma, bëra ndryshimet., Por një gabim na dënoi. Më vjen keq sepse barazimin mund ta kishim marrë”, tha tekniku italian.

ai nuk pranoi se mungesat ishin shkak i humbjes. “Nuk flas për dëmtimet, lojtarët janë ata që janë.

Mbajtëm mirë pjesën e parë, por më pas bëmë gabime individuale që nuk duhet t’i bëjmë. Për këtë më vjen keq”, tha trajneri.

“Faullin e parë që bëmë ne, e ndëshkoj Hysajn. Përdori dy masa të ndryshme. Në pjesën e dytë treguam lodhje. Nuk kisha zëvendësime. Po të mos kishim bërë ato gabime, që nuk duhet të bënim”.

Deri sa të mos përfundojë, jemi aty, duhet të shpresojmë, tha Reja për mundësitë e kualifikimit.

“Përgëzoj tifozerinë sepse vështirë se e gjen në Europë këtë. Dhe djemtë e ndjenë dhe për këtë i falënderoj, të gjithë shqiptarët. Dhe kjo bëri që skuadra të luante me nivel dhe u treguam të barabartë me Poloninë.

ME TE LEXUARAT