Ernest Muçi “çmend” Turqinë me supergolin e radhës
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2026, 21:16
Sport

Ernest Muçi është padiskutim lojtari më në formë i kombëtares shqiptare këtë sezon. Jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupë, Ernest Muçi shënon supergola duke çmendur tifozerinë e Trabzonspor.
Ylli kuqezi ka realizuar një supergol në përballjen mes Trabzonspor dhe skuadrës së Fethiyespor, e cila përfundoi me rezultatin 3-0.
Muçi goditi me të djathtën nga jashtë zone duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Ndërkohë ylli shqiptar do të bëhej protagonist edhe te goli i tretë duke dhënë asist për shokun e skuadrës.


