FBI jep alarmin: Gjatë Lojrave Olimpike do ketë sulme kibernetike

Sport

FBI jep alarmin: Gjatë Lojrave Olimpike do ketë sulme kibernetike

Gjatë lojrave olimpike, mund të ketë sulme të shumta kibernetike. Të paktën kështu shkruan një raporti i publikuar nga CNN, referuar një deklarate të FBI-së. Sipas këtij raporti, në një paralajmërim dërguar ekspertëve që merren me sigurinë kibernetike, krerët e zyrës hetimore kanë theksuar se Lojërat Olimpike u  krijojnë mundësinë aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete të kryejnë sulme të tilla duke shtuar konfuzionin dhe propagandën.

Aktualisht, shkruajnë mediat ndërkombëtare, nuk ka të dhëna për asnjë kërcënim konkret, por hakerat mund të synojnë të sulmojnë kryesisht media, hotele, mjete transporti, zyra biletash.

ME TE LEXUARAT