Flet për herë të parë Sir Alex: Ja si e binda Ronaldon të kthehet

Sport

Flet për herë të parë Sir Alex: Ja si e binda Ronaldon

Brenda një dite, ashtu pa kuptuar, Man United u bë skuadra e Cristiano Ronaldos. Teksa zërat tregonins e Juventus e ka shitur portugezin tek Man City, disa orë më “Djajtë e Kuq” nxorrën lajmin se 36-vjeçari u rikthye në shtëpi.

Ronaldo pas këtij lajmi tha se ky rikthim i dedikohet Sir Alex Ferguson, ndërsa ky i fundit ka thyer heshtjen. “Shumë njerëz luajtën rolin e tyre për ta rikthyer Ronaldon. Unë kontribuova duke ditur se Cristiano me të vërtetë donte të vinte këtu dhe kjo ishte e rëndësishme. Përpjekja na shkoi shumë mire. Ishte emocionuese për mua, edhe një lehtësim, sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City.

Flet për herë të parë Sir Alex: Ja si e binda Ronaldon

Nuk mendoj se një idhull në “Old Trafford” mund ta bëjë këtë. Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa për t’u siguruar që ai të vinte këtu. Klubi veproi shumë mirë, unë fola me Glazers dhe transferimi i krye”, tha ai.

Flet për herë të parë Sir Alex: Ja si e binda Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka nisur karrierën dhe krijoi famë dhe tregoi talentin pikërisht në Man Unitd, para se të kalonte tek Real Madrid.

ME TE LEXUARAT