Florian Marku ia del mbanë, gati për ndeshjen nesër

Sport

Florian Marku ia del mbanë, gati për ndeshjen nesër

Boksieri Florian Marku duket se ia doli mbanë të ulë 2 kile nga pesha e tij, kusht ky për të qenë gati për ndeshjen që ka nesër ndaj ukrainasit Maksim Prodan.

Shqiptari e ka bërë me dije këtë lajm në Facebook, ndërsa shkruan se është gati për nesër.

“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan ai.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë, MArku u përlesh me Prodan, gjatë konferencës për shtyp.

ME TE LEXUARAT