Florian Marku merr lajmin e keq pak orë para ndeshjes

Sport

Florian Marku merr lajmin e keq pak orë para ndeshjes

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë një lajm të keq pak orë para ndeshjes me Maxim Prodan. Mësohet se shqiptarit i është lënë 2 orë në dispozicion që të humbas rreth 2 kg në peshën trupore.

Marku dhe Prodan do të luftojnë për titullin ndërkombëtar në peshën e mesme, por Marku duhet të ulë peshën për tu përballur. Ndërkohë sipas mediave të huaja Markut i duhet të ulë rreth dy të pestat e një kilogrami, brenda dy orësh për të shpëtuar luftën për titull.

Do të kishte tolerim për këtë peshë thuajse të papërfillshme, nëse nuk do të kishte titull në mes, por meqenëse ka, Marku duhet të bëjë çmos për tu balancuar në peshë me Prodan. Shqiptarit i janë dhënë dy orë kohë që të humbas kilogramët e tepërt dhe të dal për tu matur përsëri me Prodan.

Kujtojmë se Marku një ditë më parë në konferencën për mediat, u përlesh me kundërshtarit e tij ukrahinas, pas një debate të gjatë./abcnews

ME TE LEXUARAT