Italia "bishë" në Euro2020, kalon në avantazh ndaj Uellsit! Festë në "Olimpico"

Sport

Italia "bishë" në Euro2020, kalon në avantazh ndaj

Italia e Roberto Mançinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës.  Të kaltërit po masin forcën ndaj Uellsit,  në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Edhe pse të kualifikuar, italianët janë futur në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfarë ndaj uellsinëve, do të poziciononte kombëtaren e Mançinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejpërdrejtë edhe në moralin e ekipit.

Ndryshe nga 2 sfidat e para, trajneri i të kaltërve, ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në përballjen e sotme, duke hedhur nga minuta e parë, Toloin, Bastonin, Pesinën, Emerson, Verratin, Kiezën, Bernardeskin dhe Belotin.

Pra, plot 8 ndryshime tek italianët. Donaruma, Bonuçi, Zhorzhinjo janë 3 titullarët e vetëm nga 2 ndeshjet e para. Ndërkohë ndryshe nga Italia, trajneri i Uellsit, nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime.

LIVE: ITALI-UELLS 1-0

ME TE LEXUARAT