Italia fiton dy medalje ari brenda pak orësh në Lojërat Olimpike

Sport

Italia fiton dy medalje ari brenda pak orësh në Lojërat Olimpike

Italia po kap majat me përfaqësuesit e saj. Vetëm 1 muaj pas u shpall kampione Europe në futboll, fqinjët tanë arritën të rrëmbejnë edhe dy medalje ari në Lojërat Olimpike.

Sportistët italianë kanë arritur të sigurojnë 3 medalje ari deri tani, teksa dy janë fituar vetëm ditën e sotme. Xhianmarko Tamberi fitoi medalje ari në kërcim së gjati duke arritur lartësinë 2 metra e 37 centimetra.

Italia fiton dy medalje ari brenda pak orësh në Lojërat Olimpike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ende pa mbaruar entuziazimi për Tamberin, një tjetër sportist italian triumfoi me medalje ari.

Ishte radha e sprintjerit Marsel Xhakobs të triumfojë në garën e 100 metrave duke arritur në finish në kohën 9 sekonda e 80 të qindat. Një sukses mjaft i madh për Italinë që vazhdon paraqitjet dinjitoze në sport.

ME TE LEXUARAT