Ka pasuri më të madhe se Ronaldo e Messi, njihuni me hipisten më të pasur në botë

Sport

Ka pasuri më të madhe se Ronaldo e Messi, njihuni me hipisten më

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të jenë dy futbollistët më të mëdhenj të kësaj gjenerate, por është një hipiste daneze e cila i lë shumë pas sa i përket pasurisë.

31-vjecarja Anna Kasprzak ka përfaqësuar Danimarkën në lojërat olimpike të kalërimit artistik në vitet 2012 e 2016, dhe është një nga sportistet më të pasura në botë.

I treti në listën e sportistëve më të paguar në botë nga Forbes për vitin 2021 Ronaldo ka arkëtuar vjet rreth 100 milionë dollarë në llogarinë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por edhe pse nuk njihet jashtë fushës së saj, pasuria e Kasprzak llogaritet nga revista Forbes në rreth 1.1 miliardë dollarë, dhe jo vetëm nga aktivitetet me kuajt.

31-vjeçarja, bashkë me vëllain Andre dhe nënën Hanni, zotëron prodhuesit e këpucëve ECCO, kompani e përhapur në 90 vende me 2,200 dyqane. Duke u kthyer tek Messi dhe Ronaldo, sipas llogaritjeve, pasuria e përbashkët e tyre arrin pak më poshtë se 900 milionë dollarë. 

ME TE LEXUARAT