Kampioni i boksit në gjendje të rëndë nga COVID

Sport

Kampioni i boksit në gjendje të rëndë nga COVID

Kampioni i boksit, Oscar de la Hoya është shtruar në spital, i infektuar me Covid-19, dhe si rrjedhojë është detyruar të shtyjë ndeshjen kundër Vitor Belfort, e programuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme.

Amerikani, i tërhequr nga boksi në vitin 2009, kishte planifikuar një përballje luksi kundër ish-kampionit të UFC, në Los Anxhelos, por pasi u diagnostikua me koronavirus të premten, iu desh të shtrohej në spital për shkak të gjendjes së rënduar.

48-vjeçari publikoi një videomesazh në Twitter ku shpjegoi gjendjen e tij nga spitali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Doja që ta dëgjonit drejtpërdrejt nga mua që, pavarësisht se jam plotësisht i vaksinuar, jam infektuar me Covid dhe nuk do të mund të ndeshem fundjavën e ardhshme”, tha ai.

De la Hoya është vlerësuar si boksieri i 29-të më i mirë në botë dhe gjatë karrierës ka fituar 11 tituj botërorë, në 6 pesha të ndryshme. Ai u bë i famshëm fillimisht pasi fitoi titullin olimpik në Barcelonë në vitin 1992, pak muaj pasi kishte marrë diplomën e shkollës së mesme.

Në fillim të javës ai bëri bujë për shkak se rrëfeu që, në moshën 13-vjeçare ishte përdhunuar nga një grua në të tridhjetat, gjatë një kompeticioni boksi në Havai. Në vitin 1998, kur ishte 25 vjeç, u akuzua se kishte përdhunuar një 15-vjeçare në vitin 1996 në një hotel në Meksikë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT