Televizionet serbe shkëpusin momentin kur Nora Gjakova fitoi ne Tokio 2020, zbulohet arsyeja

Sport

Televizionet serbe shkëpusin momentin kur Nora Gjakova fitoi ne Tokio 2020,

Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS. Olivera Kovačević, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit. “Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.

Televizionet serbe shkëpusin momentin kur Nora Gjakova fitoi ne Tokio 2020,

Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe të tretën në përgjithësi. /Gazeta Express/

ME TE LEXUARAT