Kristiano Ronaldo e goditi me top, roja e sigurisë shtrihet në tokë pa frymë

Sport

Kristiano Ronaldo e goditi me top, roja e sigurisë shtrihet në

Mançester Junajtid u mposht me rezultatin 2-1 nga Jang Bojs, në sfidën e vlefshme për grupet e Champions-it.

Para sfidës, teksa lojtarët po kryenin nxemjen, u regjistrua një situatë aspak e këndshme, teksa një top i gjuajtur nga Kristiano Ronaldo, shtriu në tokë rojen e sigurisë, i cili për një moment mbeti pa frymë.

Menjëherë pasi pa stjuartin të shtrirë në tokë, CR7 nxitoi për të shkuar pranë tij dhe u interesua për shëndetin e puntorit.

Për fat të mirë, gjithçka u rikthye në normalitet dhe roja i sigurisë nuk pati problem. Edhe ylli portugez u rikthye në fushë për të vazhduar nxemjen.

ME TE LEXUARAT