Kylian Mbappe shumë pranë Real Madrid, Perez po bën të pamundurën ta ketë në skuadër

Sport

Kylian Mbappe shumë pranë Real Madrid, Perez po bën të

Kylian Mbappe vazhdon të jetë prioriteti i Real Madrid këtë verë. Ndonëse 22-vjeçari ka nisur stërvitjet për sezonin e ardhshëm me PSG, zërat se ai do shkojë në Spanjë, u rikthyen sërish. Situata është e tillë; Mbappe ka firmosur kontratë deri në 2022 me PSG dhe nuk e ka rinovuar. Ai ka shprehur dëshirë që të largohet nga Franca, por vetëm për të shkuar tek Real Madrid, dhe jo skuadër tjetër.

PSG pranon ta shesë këtë vit, në mënyrë që kur të përfundojë kontrata, francezi mos të largohetme parametra 0, pasi i thojnë 18 milionë humbje. Nisur na kjo situatë, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka nisur të grumbullojë paratë e nevojshme. Pasi dje u arrit marrëveshja për shitjen e Raphael Varane te Real Madrid për shifrën e 50 milionë eurove, të gjitha këto para do i bashkohen një tjetër shume, dedikuar për ardhjen e Mbappe.

Kylian Mbappe shumë pranë Real Madrid, Perez po bën të

Mediat spanjolle shkruajnë se bilanci aktual i Realit për blerjen e 22-vjeçarit, është 122 milionë euro duke hequr paratë e shitjes së Varane. Bashkë me të shkojnë në 172 dhe i afrohen shumë 180 milionëve të pretenduar nga PSG, për Mbappe. Ndihmë ishte edhe shitja e Ramos. Perez i ka bërë planet, por nuk dihet nëse do arrijë të plotësojë ëndrrën më të madhe të Kylian Mbappe.

ME TE LEXUARAT