Merr fund pritja, stadiumet do të hapen për tifozët sezonin tjetër

Sport

Merr fund pritja, stadiumet do të hapen për tifozët sezonin

Një lajm i mirë ka ardhur nga Riçard Masters, kreu i Premier Ligës. Ai ka shprehur së fundmi se është shumë optimist për sezonin e ardhshëm, lidhur me praninë e tifozëve në stadium. Kujtojmë se që prej pandemie, prej dy sezonesh, tifozët nuk e ndjekin skuadrën e tyre nga afër, por kjo pritje mund të përfundojë shumë shpejt.

Masters pret një normalizim të situatës prej 14 gushtit, kur nis sezoni i ri i Premier Ligës: “Tifozët do të rikthehen javën e ardhshme dhe unë shpresoj që më 14 gusht stadiumet të hapen me kapacitet të plotë. Askush nuk e di, por unë jam me të vërtetë shumë optimist se ato do të jenë plot deri atëherë. Të gjithë treguesit që vijnë nga qeveria janë pozitivë dhe me kujdes dhe duke respektuar rregullat, do të mund t’i rikthejmë spektatorët”, tha ai.

ME TE LEXUARAT