Ndeshja Angli- Hungari, tifozët përleshen me policinë në shkallët e stadiumit (Video)

Sport

Ndeshja Angli- Hungari, tifozët përleshen me policinë në

Ndeshja Angli- Hungari shkoi keq, pasi tifozët krijuan një atmosferë të shëmtuar. Mediat ndërkombëtare sportive kanë bërë me dije se policia e stadiumit përplaset me tifozë hungarezë në shkallët e Wembleyt.

Sipas policisë, shkruajnë mediat, forcat përkatëse kanë shkuar në pjesën e tifozëve hungarezë për të shoqëruar një prej tifozëve, por në atë moment situata ka agravuar dhe efektivët kanë përdorur shkopinj gome. Nuk ka munguar as kundërpërgjigja e tifozëve miq, të cilët kanë nisur të grushtojnë dhe të sulmojnë dhunshëm policët.

Por, situata u normalizua duke mos vijuar më tej. Megjithatë pritet që FIFA të marrë masa disiplinore për këtë episod. Sa i takon ndeshjes ajo përfundoi me rezultatin 1-1, nga Stones për anglezët dhe Sallai për Hungarinë.

Ndërkohë një situatë e tillë ndodhi edhe në Air Albania, ku tifozët shqiptarë qëlluan me shishe futbollistët polakë, pasi shënuan golin e fitores kundër Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT