Ndihmuan Rusinë në pushtimin e Ukrainës, UEFA iu bën "gjëmën" ekipeve të këtij vendi

Sport

Ndihmuan Rusinë në pushtimin e Ukrainës, UEFA iu bën

Asnjë përballje deri në dispozita të reja, për të garantuar sigurinë e ekipeve dhe lojtarëve. Sot në mëngjes, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që klubet bjelloruse dhe ukrainase nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë në garat ndërkombëtare kundër njëri-tjetrit.

Po kështu, është konfirmuar pamundësia e zhvillimit të ndeshjeve të organizuara nga UEFA në territorin bjellorus. Ja deklarata zyrtare e qeverisë europiane të futbollit:

"Meqenëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia u lehtësua nga kalimi i forcave të armatosura përmes Bjellorusisë, asnjë ndeshje e UEFA-s nuk mund të luhet në këtë territor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndeshjet e ekipeve bjelloruse, gjithashtu duhet të luhen vetëm jashtë vendit. Nga ana tjetër pritet që asnjë tifoz i këtyre të fundit të mos mund të largohet për t’i parë ndeshjet”.

Qëllimi i këtij vendimi është që të sigurohet se të gjithë profesionistët mund t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm ushtarak.

Për të njëjtat arsye, UEFA ka garantuar se do të prezantojë kritere të reja shorti, që synojnë ta bëjnë të pamundur përballjen në fushë mes ekipeve ukrainase dhe bjelloruse.

ME TE LEXUARAT