Në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, flamuri i Kosovës lë poshtë flamurin e Spanjës

Sport

Në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, flamuri i Kosovës lë

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ditën e djeshme triumfoi në finale kundër garueses spanjolle, Perez Cabana, në kategorinë e 63 kilogramëve. Ajo me fitoren e saj i solli Kosovës edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare.

Pas kampiones olimpike, Distria Krasniqi, e cila një ditë më herët siguroi medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ishte radha për Fazliun që mposhti në finale spanjollen, Perez Cabana.

Në momentin e ceremonisë së ndarjes të medaljeve në ekran u shfaqën flamujt e shteteve të cilët kishin siguruar medalje dhe ishte flamuri i Kosovës, i cili ishte më së larti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më poshtë se flamuri i Kosovës u radhitën ai i Spanjës, Algjerisë dhe Kroacisë.

Kujtojmë që në radhitjen momentale të shteteve me më shumti medalje në xhudo është Spanja, e cila ka fituar dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronztë.

Një medalje më pak të fituar e ka Kosova, të cilës i mungon vetëm medalja e argjendtë për dallim nga Spanja, por në këtë renditje e ka lënë prapa Serbinë.

ME TE LEXUARAT