Rama shkruan për Ylli Mihalin: La një kujtim të pashlyeshëm

Sport

Rama shkruan për Ylli Mihalin: La një kujtim të pashlyeshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e Yll Mihalit, fizioterapistit të kombëtares shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, kryeqeveritari nderon kujtimin e 55-vjeçarit, që ndërroi si pasojë e Covid-19.

“YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.

Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Rama shkruan për Ylli Mihalin: La një kujtim të pashlyeshëm

Ylli Mihali u nda nga jeta ditën e sotme, pas javësh i infektuar, ndërsa prej 2 javësh po qëndronte në intubim.

ME TE LEXUARAT