FIFA nis hetimet ndaj Shqipërisë, priten masa ndëshkuese për sjelljen e tifozëve

Sport

FIFA nis hetimet ndaj Shqipërisë, priten masa ndëshkuese për

FIFA ka reaguar ashper pas situatës që tifozët shqiptarë krijuan pasi Polonia shënoi golin e fitores ne stadiumin Arena Kombetare ne Tirane. Përmes një postimi në Twitter, FIFA shkruan se po shqyrtohen pamjet e incidentit, për të marrë më pas masat.

Ne kete menyre, deklarata konfirmon nisjen e hetimit nga FIFA per incidentin qe konsiderohet i papranueshem.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi.

FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, thuhej në njoftimin e FIFA-s.

Ngjarja ndodhi një natë më parë në “Air Albania”, ku tifozët shqiptarë, të acaruar që kundërshtari shënoi, hodhën shishe plastike tek tifozët polakë, të cilët po festonin golin.

ME TE LEXUARAT