Tifozët hungarezë thirrje raciste kundër Anglisë, rrezikojnë dënim nga FIFA

Sport

Tifozët hungarezë thirrje raciste kundër Anglisë,

Ndeshja Hungari- Angli nuk shkoi aspak mirë për hungarezët. Këta të fundit humbën lojën, por duket se dhe tifozët e tyre do humbasin shumë shpejt. Mësohet se FIFA ka nisur zyrtarisht hetimet për racizmin e treguar në Puskas Arena nga tifozët vendas, kundër anglezëve.

Nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Budapest, pasi edhe në Euro 2020 vendasit shfaqën hapur doza të racizmit. Për këtë arsye UEFA kishte sinjalizuar Hungarinë që ndeshjet si pritëse ti luante me dyer të mbyllura, por përballë Anglisë, stadiumi Puskas Arena ishte në kapacitet të plotë, pasi ndeshja kaloi në juridiksionin e FIFA-s, pasi kjo e fundit është në gjendje të marrë të tilla veprime.

Gjithsesi  isntitucioni më i lartë i futbollit ende nuk ka marrë raportin e detajuar dhe përfundimtar nga zyrtarët e takimit, pasi gjatë ndeshjes kishte shumë incidente, duke nisur nga fillimi, me lojtarët vendas, të cilët nuk respektuan protestën kundër racizmit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sterling dhe Bellingham ishin shënjestra kryesore e tifozerisë vendase, por nuk munguan edhe këngët raciste apo hedhja e sendeve në fushën e lojës në çdo festë të anglezve pas 4 golave të shënuar.

Gjithsesi FIFA mbetet ende në pritje të raportit zyrtar dhe më pas priet për t’u mësuar vendimi apo dënimi me të cilin do të përballet Hungaria, pas një shfaqje turpëruse përballë nënkampionëve të Europës.

Tifozët hungarezë thirrje raciste kundër Anglisë,

Hungaria e Marko Rosit do të udhëtojë drejt Tiranës për ndeshjen e radhës në grup përballë Shqipërisë, për t’u rikthyer më pas përsëri në shtëpi, në sfidën ndaj Andorrës, por nëse do të ketë mbështetjen e tifozerisë apo jo, kjo mbetet për t’u parë./express

ME TE LEXUARAT