Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi

Sport

Vajzat e Vllaznisë mposhten në ndeshjen e parë nga Juventusi

Skuadra e femrave të Vllaznisë është mposhtur 2-0 nga Juventusi në ndeshjen e parë të vlefshme për play off-in e Champions League.

Skuadra italiane zhvilloi një pjesë të parë shumë më të mirë se vajzat shkodrane, duke arritur të shënojë edhe dy gola.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Vllaznia u “zgjua” duke  menduar më shumë për sulmin, ku nuk munguan dhe rastet. Për tu shënuar ishte mundësia e artë e shpërdoruar nga Halili, e cila goditi mbi traversë teksa ishte pak metra larg nga porta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, tashmë janë për t’u luajtur edhe 90 minuta në Torino, ku do të mësohet edhe skuadra që do të luajë në grupet e Champions League.

ME TE LEXUARAT