Vdekja e 17-vjeçarit nga tumori, reagon Pogba: Nuk do të të harroj kurrë

Sport

Vdekja e 17-vjeçarit nga tumori, reagon Pogba: Nuk do të të

Pak orë pas lajmit për vdekjen e Bryan Dodien, ka ardhur edhe reagimi i Paul Pogba. Francezi përmes një kolazhi me foto në tëitter, ka shkruar se ky lajm e ka trishtuar, ndërsa i premton se nuk do e harrojë kurrë.

“Lajmi më i trishtuar. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë njerëzit tuaj të afërt. Humbja e një personi të dashur nuk është kurrë e lehtë, por nuk do të të harroj kurrë. Pusho në paqe Bryan, do të na mungosh”, shkruan Pogba.

Kujtojmë se Pogba në derbin ndaj Torinos, shënoi një gol dhe ia dedikoi 17-vjeçarit, ndërsa kishte veshur poshtë fanellës një bluzë që shkruhej: “Bryan, jam me ty”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

17-vjeçari prej vitesh po përballej me tumorin, sëmundje që shumë herë e largoi nga futbolli. Në 2019 ai veshi fanellën e Juventusit, por kjo ëndërr zgjati shumë pak.

ME TE LEXUARAT