Vdekja e Ylli Mihalit, reagon FSHF-ja: Lamtumirë, kampion!

Sport

Vdekja e Ylli Mihalit, reagon FSHF-ja: Lamtumirë, kampion!

Nuk ka munguar reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas vdekjes së Ylli Mihalit, si pasojë e Covid-19. Përmes një postimi në Facebook, FSHF i jep lamtumirën fizioterapistit të kombëtares shqiptare.

“Të dashur anëtarë të komunitetit të futbollit!  Sot mësuam lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të mjekut fizioterapist, Ylli Mihali (Skorovoda). Në këto çaste të vështira për familjen e tij dhe për të gjithë komunitetin e futbollit është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Zemrat tona janë të prekura nga kjo humbje e parakohshme e njeriut zemërmirë, që për pothuajse 30 vite ka dhënë një kontribut të pamasë për futbollin dhe ekipin Kombëtar shqiptar.

Sportistët, të rinjtë dhe të rejat, të cilët gjenin tek Ylli mbështetjen në momente të vështira, nuk do të kenë më pranë profesionistin duarartë, që largonte dhimbjet dhe rikthente buzëqeshjet. Mungesa e tij do të jetë vetëm fizike, pasi ai do të jetë i paharrueshëm për të gjithë për gjithçka ka dhënë për futbollin në tre dekada.

Vdekja e Ylli Mihalit, reagon FSHF-ja: Lamtumirë, kampion!

Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi Kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve të pafund të Yllit tonë. ????????????????????????????????????̈ ????????????????????????????! ???????????????????????????? ???????? ???????? ????????̈ ???????????????????????? ???? ????????????????????????????????????! ???? ???????????????????????? ????????̈ ????????????????!”, shkruan Federata në Facebook.

Ylli Mihali ndërroi jetën ditën e sotme si pasojë e Covid-19, pas 2 javësh që qëndronte në intubim.

ME TE LEXUARAT