Video/ Boksieri fillon të godasë kamerën pas humbjes: Fitova, të gjithë e panë

Sport

Video/ Boksieri fillon të godasë kamerën pas humbjes: Fitova,

Ndonjëherë humbja është gjëja më e vështirë për t'u pranuar dhe kjo pikërisht i ndodhi një boksieri francez, i cili nuk e priti mirë verdiktin e gjyqtarit të ndeshjes. Ai humbi kontrollin dhe filloi të qëllonte drejt kamerës duke kërkuar "fitoren" e merituar sipas tij.

Peshat e rënda në boks rezervuan një duel midis boksierit francez Murad Aliev dhe atij britanik Frejzer Klark.

Sfida u fitua nga britaniku Klark pasi Aliev u diskualifikua nga gjyqtari për dy goditje të dhëna ndaj kundërshtarit jashtë rregullave të sportit.

Por këtu vjen dhe shpërthimi i francezit i cili iu drejtua kamerës duke bërtitur ‘’Unë fitova, të gjithë e panë’’, dhe e goditi me grusht.

Më pas, Aliev vendosi të qëndrojë në ring për gjysmë ore në shenjë proteste ndaj vendimit të gjyqtarit. Mbyllet kështu olimpiada për boksierin francez për të cilin pretendimet ishin të larta.

ME TE LEXUARAT