VIDEO/ Mbappe harron CR7 dhe quan Messin lojtarin më të mirë në botë

Sport

VIDEO/ Mbappe harron CR7 dhe quan Messin lojtarin më të mirë

Të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i Kylian Mbappes gjatë gjithë jetës së tij, por duket se Leo Messi po i ndryshon mendjen. Kur argjentinasi mbërriti për herë të parë nga FC Barcelona për të luajtur për PSG-në, Mbappe dukej pak më serioz se zakonisht.

Sigurisht, kjo kishte të bënte shumë me dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin verën e kaluar, por ai mbeti gjithashtu një admirues besnik i Cristiano Ronaldos. Bordi i PSG-së shpresonte se disa muaj me Messin mund ta bindnin atë që ndoshta të qëndronte dhe madje të nënshkruante një kontratë të re për të shmangur Real Madridin. Kaq mbetet për t’u parë.

Megjithatë, Mbappe e ka parë Leo Messin nga dora e parë dhe ai duket i bindur pas ndeshjes së së martës kundër Club Brugge. Në një ndeshje ku shënoi dy gola dhe Messi dy të tjerë, Mbappe foli për shtypin pas ndeshjes për të uruar Leon për arritjet e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Por ai tha gjithashtu një frazë që ndoshta vërtetoi se mendon se Leo është më i mirë se Ronaldo. Ja çfarë tha Kylian për shtypin pas ndeshjes: “Është e lehtë të luash me Lionel Messin. Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai fitoi Topin e Artë disa ditë më parë. Ai shënoi dy gola sot, ai është i lumtur dhe shpresoj se ai do të na ndihmojë në të ardhmen”.

ME TE LEXUARAT