Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa

Sport

Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa

Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa.

Klubi shkodran ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun.

Rezultatet e fundit dhe humbja ne Lac, duket se kanë bërë që të vijë divorci.

Tekniku 59-vjeçar numërin 37 ndeshje në krye të këtij ekipi, teksa skuadra ka marrë 1.54 pikë për ndeshje në këtë periudhë.

Vllaznia kërkon që të futet edhe një herë në rrugën e titullit kampion, teksa aktualisht e sheh veten në vendin e pestë me 37 pikë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa.

Falenderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!

Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani” – shkruan klubi.

 

ME TE LEXUARAT