Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset 17-vjecari

Aktualitet

D.-Policise-DurresNjë 22-vjeçar nga Durrësi ka goditur me mjete të forta një djalë 17-vjeçar po nga Durrësi, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ,filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D.V., i cili plagosi 17-vjeçarin S.P.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se sherri mes të rinjve ndodhi për motive të dobëta.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të 22-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje ”.

ME TE LEXUARAT