Kryeprokurori Adriatik Llalla firmos transferimin e 11 prokurorëve në detyra të reja

Aktualitet

llalla14Nje numer levizjesh te reja jane bere se fundi ne prokurorite e disa rretheve te vendit. Burimet zyrtare kane thene se Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pranoi sugjerimin e Këshillit të Prokurorisë date 06.02.2015 për transferimin e disa prokurorëve. Në vijim të këtij sugjerimi, Prokurori i Përgjithshëm i propozon Presidentit të Republikës transferimin e 11 prokurorëve.

Sipas te dhenave, këto lëvizje në strukturën e Prokurorisë Shqiptare janë në vijim të vizionit të Prokurorit të Përgjithshëm për forcimin e disa strukturave, të cilat kanë volum të lartë pune dhe kërkohet forcimin i kapaciteteve njerëzore për të siguruar shpejtësinë dhe cilësinë e hetimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim të sugjerimit të Këshillit të Prokurorisë, z. Llalla në mbështetje të nenit 149/3 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 8, pika 2 e ligjit nr. 8737, dt. 29.12.2008, i ndryshuar, "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", i propozon Presidentit të Republikës transferimin e prokurorëve, si më poshtë:

1.      Anila Qilimi, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

2.      Sonila Muhametaj, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

3.      Ramadan Troci, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë;

4.      Artan Madani, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë;

5.      Pali Deçolli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës;

6.      Ardian Nezha, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë;

7.      Ylli Bedalli, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin;

8.      Platin Aliçka, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan;

9.      Rita Gjati, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës;

10.  Ajola Ymeri, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat

11.  Artan Lulaj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, të transferohet prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

ME TE LEXUARAT