Afrika e Jugut, vendi ku përdhunohen meshkujt/ "Ata më futën në makinë, me vunë armën në kokë e më thanë pije"
Anekënd botës është një problem shqetësues ngacmimi seksual dhe përdhunimi i femrave nga meshkujt, por në Afrikën e Jugut ndodh krejt e kundërta.
Meshkujt përdhunohen nga gra në grup, të cilat i rrëmbejnë dhe më pas u japin substanca të ndryshme për energji apo humbje kontrolli dhe i detyrojnë të kryejnë marrëdhënie me to.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Viktima e radhës është një 25-vjeçar, i cili sipas autoriteteve lokale afrikane thuhet se është përdhunuar në grup nga një grup femrash,
Teksa ishte duke bërë autostop në Polokwane, një makinë me 3 gra të moshës së mesme i kishte ndaluar para këmbëve duke i ofruar ndihmë për të çuar në destinacion.
Pasi ka hipur në makinë, djaloshi tregon se e ka parë veten nën kërcënimin e armës dhe e kanë detyruar të gëlltiste një pije për të humbur vetëkontrollin.
25-vjeçari ka rrëfyer se pasi konsumoi pijen e çuditshme është përdhunuar me forcë nga tre gratë dhe pas kësaj e kanë nxjerrë nga makina duke e lënë në cepin e rrugës të qytetit Tzaneen nga ku ka shkuar menjëherë në komisariat policor për të bërë kallëzimin.
Punonjësit e policisë kanë treguar më pas se i riu ishte në shok psikologjik në momentin kur ka mbërritur në komisariat.
Por, ky rast nuk është as i pari dhe me gjasë s’do jetë i fundit, pasi policia dyshon se është një grup i organizuar vajzash që përveç kënaqësisë shfrytëzojnë viktimat që t’ua marrin spermën për ta shitur jashtë.
Para 25-vjeçarit kanë rënë viktima dy djem tjerë, një 23-vjeçar në muajin maj dhe në korrik një mësues dhe të gjitha viktimat tregojnë se autoret janë 3 gra të armatosura.