Vrasësi e ndiqte prej ditësh ish-policin Ajet Zeqaj, s`e kapi asnjë kamera

Aktualitet

ajet-zeqajAutori i vrasjes mafioze mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-bllokut ku u vra ish-polici Ajet Zdeqaj ende nuk është identifikuar.

Sipas policise, vrasësi ka qenë me një kapele sportive dhe e ka ruajtur ish-policin e qarkullimit rrugor.

Ai u qëllua sapo doli nga nje lokal bastesh, vetëm 5 metra më poshtë. Autori e priste jashtë lokaklit të basteve, i fshehur pas një makine të parkuar aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne momentin kur 35 vjeçari del nga bilardoja, në rrugën “Nikolla Tupe”, e qëllon 2 herë nga pas në një distancë të afërt. Viktima rrëzohet përtokë, ndërsa autori afrohet dhe e qëllon edhe njëherë, ndërsa qëndronte i shtrirë.

Më pas autori largohet në këmbë, duke dalë nga një tunel mes pallateve duke vijuar qetësisht rrugën e tij. Dëshmitarët thonë se autori ka qenë i veshur sportiv, dhe para se të qëllonte viktimën, ishte fshehur pas makinës dhe fliste në telefon.

Autori ka përdorur një pistoletë silenciatior dhe pasi qëlloi tri herë në drejtim të Ajet Zeqajt, ka hedhur armën pak metra më poshtë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë se bizneseve aty pranë, por momenti i vrajses nuk është filmuar.

Burime të policisë thonë se autori e ka ruajtur prej disa ditësh viktimën, dhe zona që ka zgjedhur nuk ishte shumë e ndriçuar dhe nuk kishte kamera sigurie. Kjo e bën edhe më të vështirë për policinë identifikimin e autorit.

Ai është kujdesur mirë që të mos bjerë në sy as nga dëshmitarët aty pranë duke u larguar qetësisht. Ai ka dalë nëpërmjet këtij tuneli dhe më pas ka vijuar në rrugët e bllokut.

Zeqaj ka qene i shoqëruar me një kushëri të tij, por ai nuk e ka parë momentin kur 35 vjeçari u qëllua.

ME TE LEXUARAT