E përplas makina, vdes vogëlushja shqiptare në Itali

Aktualitet

italy ambulanceNjë tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel. Një vajzë e mitur shqiptare ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur nga një makinë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ANSA, sipas së cilës, aksidenti tragjik ka ndodhur në Bolonja. 

13-vjeçarja shqiptare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është përplasur për vdekje nga një makinë Opel Comb, që drejtohej nga një 38-vjeçare italiane.

E mitura shqiptare është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por nuk është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e saj.

ME TE LEXUARAT