Aksidentohet i moshuari në Lezhë, ambulanca shkon 30 minuta me vonesë

Aktualitet

ambulanceNjë i moshuar i aksidentuar me motor është lënë për më shumë se 20 minuta në rrugë në pritje të autoambulancës. Sipas të afërmve të të aksidentuarit, shërbimi i urgjencës është njoftuar nga persona të rastësishëm, por ambulanca vonoi të vinte.  Sipas drejtorit të spitalit të lezhës, shkak për vonesën u bë ngrica në rrugë dhe trafiku.Familjarët akuzojnë spitalin e qytetit se ishte dashur gati 30 minuta të shkonte në vendin e ngjarjes ku qëndronte i shtrirë i aksidentuari.

Bëhet fjalë për një rrugë prej 7 km që mund të përshkuhet për më pak se 10 minuta por që e ka lënë 60 vjeçarin Marash Gjoni në rrugë në gjendje të rëndë. I afërmi Mikel Gjoni pranoi vonesën.

ME TE LEXUARAT