Shoqëronte azilkërkuesin shqiptar, vdes në aksident polici gjerman

Aktualitet

polici-gjermanNjë polic gjerman humbi jeten ne aksident rrugor, teksa ishte duke shoqëruar në aeroport një shtetas shqiptar i cili do të kthehej në Shqipëri.

Polici ishte së bashku me një koleg tjetër dhe shqiptarin, në momentin kur mjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një kamion.

“Gjatë udhëtimit dy policëve dhe shtetasit shqiptar, afërsisht rreth orës 6.50 minuta të ditës së hënë, në autostradën 5 në Zeppelinheim, afër Neu Isenburg të Gjermanisë, vetura e policisë godet nga prapa një kamion, i cili transportonte shtylla të çelikut”, raporton “Bild. de”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga goditja e fuqishme, shtylla shpon xhamin e përparmë të veturës dhe e godet kokën e policit, i cili ngiste veturën. Nga plagët e marra polici gjerman, 45-vjeçar nuk arrin të mbijetojë.

Edhe kolegu i tij ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, shqiptari 33-vjeçar, i cili ishte ulur në karriget e pasme të makinës ka marrë plagë të lehta.

Mediat gjermane raportojnë se të tre janë dërguar menjëherë për në spital. Në anën tjetër, shoferët e kamionit kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

ME TE LEXUARAT