Aksidenti, turisti cek humb jetën në Elbasan

Aktualitet

aksidentiiNjë turist çek humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në mbrëmje në aksin Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër.

Sipas dëshmitarëve, turisti Stanislav Pitrun 69 vjeç ka ndaluar makinën dhe ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për nevoja personale.

Ai udhëtonte me një makinë Mercedes Benz minibus prej 21 vendesh me targe AA 862 LB te kompanise turistike Inturs nga Ohri për në Durrës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin që ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës ai është goditur nga automjeti tip Benz me targa AA 771 JR qe drejtohej nga Ardit Perisnaka 23 vjeç nga Shalsi.

Turisti çek ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia.

ME TE LEXUARAT