Aksident i rëndë në Sukth, katër të vdekur, identifikohen tri vajzat

Aktualitet

Identifikohen tri vajzat qe humben jeten ne aksidentin e ndodhur ne Sukth te Durresit.

Sipas policise tri vajzat qe humben jeten jane Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti.

aksidenti-ne-durresKatër persona humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Sukth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas hetimeve mjeti tip "Benz" me të cilin po lëviznin tre vajzat ishte nisur nga Tirana në drejtim të Durrësit, ndërsa mjeti tjeter që lëvizte në sens të kundërt në autostradë kishte drejtim Maminasin.

Të dyja makinat kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë e si pasojë përplasja ka qenë fatale.

Policia tha se më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë – Durrës, Sukth, mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesia e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet.

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT