Aldo Bare kërkon rikthimin e Lagunës së Karavastasë

Aktualitet

bareI dënuari i përjetshëm si kreu i bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, i drejtohet Gjykatës së Krimeve të Rënda me një padi, nëpërmjet të cilës kërkon të drejtën për t’u ankuar mbi një vendim të Krimeve të Rënda që i konfiskoi Lagunën e Karavastasë duke ja kaluar atë shtetit.

Në Lagunën e Karavastasë, Aldo Bare pretendon se është pronari i ligjshëm i saj dhe jo shteti për një sipërfaqe prej mbi 1200 metra katrorë ndërtesa  dhe mbi 11 mijë metër katrorë truall, si edhe objekte të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo pasuri është konsideruar si e paligjshme dhe e lidhur me veprimtarinë e bandës së Lushnjes. Me një vendim të Qeverisë në 2011-ën, kjo pronë i ka kaluar për shfrytëzim Ministrisë së Mjedisit, ndërsa nga vitet 1998 deri më 2006 rezulton si pronë e Aldo Bares.

Argumentat ku mbështetet Aldo Bare për rikthimin e Lagunës lidhen me gjykimin në mungesë të dosjes “Karavastaja”, për sa kohë, që sipas tij, të gjitha procedurat e ndjekura nga shteti, që nga sekuestrimi deri tek konfiskimi, nuk është përfaqësuar nga një mbrojtës i tij.

Mbi këtë argument, sic njofton Top Channel, Bare shpjegon se kjo pronë i takon atij përderisa nuk janë ndjekur të drejtat për prani të barabartë të palëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Aldo Bare i thotë Gjykatës së Krimeve të Rënda se në 1998 ua  ka blerë Lagunën peshkatarëve të zonës, të cilët ishin pronarët e ish-ndërmarrjes së Peshkimit. Ai pretendon se blerja ka qenë e ligjshme dhe para noterit, ndërkohë që organi i akuzës këmbëngul se prona është blerë nën kërcënimin e armëve. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Fran Prendi.

ME TE LEXUARAT