BE: Kërkohet aleancë e gjërë kundër terrorizmit

Aktualitet

mogheriniPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, sot ka kërkuar aleancë të gjërë kundër terrorizmit.Në këtë aleancë do të përfshiheshin vendet myslimane, në periudhën pas sulmeve të militantëve islamikë në Francë. Mëtutje, para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, ku pritet të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, zonja Mogherini theksoi se duhet të ketë më tepër bashkëpunim me vendet myslimane dhe brenda shteteve të BE-së.

Sulmet në periudhën 7 – 9 janar në Paris nga militantët islamikë dhe ndërhyrjet kundër islamistëve të dyshuar në Evropën Perëndimore, i kanë shtuar shqetësimet për kërcënim potencial nga shtetasit evropianë, që kthehen nga luftërat në Siri dhe Irak. Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel do të shqyrtohen edhe raportet e tensionuara me Rusinë. RTK

ME TE LEXUARAT