Alexandre Pato firmos me gjigandin e Premier League

Sport

patoooAlexandre Pato pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si futbollist i kampionëve të Premierligës.

Bisedimet që kanë nisur javën e kaluar mes lojtarit dhe klubit anglez kanë dhënë fryt, pasi që Pato ka pranuar të bëhet futbollist i Chelseat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raportojnë mediat braziliane, tani zyrtarët e ‘Bluve’ do të mundohen që ta bindin edhe klubin e Corinthians, që ta pranojnë kalimin e lojtarit në ‘Stamford Bridge’.

Skuadra braziliane kërkon 10 milionë funte për Paton, por Chelsea insiston që ta ulë këtë çmim ose ta marrë në huazim me të drejt blerjeje në fund të sezonit ish-sulmuesin e Milanit, transmeton KosovaPress.

Për Paton janë interesuar shumë skuadra tjera angleze përfshirë këtu edhe Liverpoolin e Tottenhamin.

ME TE LEXUARAT