Prokuroria dërgon në gjyq Endira Bushatin, shpërdoroi detyrën tek AMA

Aktualitet

endira bushatiTIRANE - Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovzive, AMA, Endirë Bushati përfundon në gjyq si e pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Tiranes,  ka mbyll hetimet duke dërguar në Gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj të pandehurës Bushati, e cila pritet të gjykohet nga gjyqtari Martin Deda.

Sipas prokurorisë, ish-kryetarja e AMA-së ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar dhe detyruar me shkresë zyrtare, televizionet kabllore në rrethe të transmetojnë programacionet e televizioneve kombëtare në shkelje të hapur të ligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo shkresë, pavarësisht që ishte e kundraligjshme ka mbetur në fuqi për më shumë se 6 muaj, kohë kur ish-kryetarja e AMA-së e kishte kuptuar se ka shkelur ligjin duke e riformuluar. Por edhe pas riformulimit, prokurorët thonë se e pandehura ka lejuar piraterin nga televizionet kabllore në rrethe.

Sipas akuzës, kjo pirateri është denoncuar pranë institucionit të AMA-së që nga vitit 2009, thuasje çdo muaj të këtyre viteve nga televizionet kombëtare por kryetarja e Bushati nuk ka marr asnjë iniciativë administrative për të gjobitur subjektet që televizioneve locale apo ndaluar fenomenin e piraterisë.

Ky mos veprim i ish-kryetares së AMA-së ka lejuar që televizionet kabllore në rrethe të perfitojne ne menyre te kundraligjshme materialisht, ne formen e shitjes se programeve te tyre dhe transmetimeve te paligjshme tek publiku i gjere.

ME TE LEXUARAT