Ambasada Amerikane ka një lajm të rëndësishëm, ja për çfarë i paralajmëron shqiptarët

Politikë

Ambasada amerikane në Tiranë ka një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të vizës turistike.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Ambasada e SHBA ne vendin tonë, njofton të gjithë të interesuarit se duhet të planifikojnë datën e intervistës së tyre, apo dhe atyre që i ka dalë lotaria amerikane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Uau! Për ne ka qenë një javë e ngarkuar në Sektorin e Konsullatës. Me afrimin e muajve të verës, me shumë mundësi do të ketë edhe më tepër ngarkesë, ndaj planifikojeni datën e intervistës tuaj turistike sa më shpejt në kohë dhe nëse jeni i përzgjedhur për lotarinë, dërgojini dokumentet sa më parë.

Por, sigurisht, ne do ta gjejmë kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Dhe mbani mend: në qoftë se ju keni pyetje në lidhje me një rast specifik për vizë, ose keni një pyetje private që do të dëshironit të pyesni, ju gjithmonë mund të na shkruani te: [email protected]!

Faleminderit dhe mbetemi në pritje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sot dhe gjatë javës!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

ME TE LEXUARAT