Anija gjigande në portin e Shëngjinit po tmerron banorët, kjo është e fshehta e saj

Aktualitet

Ndotja është një fenomen që po bëhet problem serioz në vendin tonë, por me sa duket jo aq serioz sa të ndezë alarmin e kambanave të pushtetit, ato ndizen vetëm për ta shkatërruar mjedisin.

Një problem serioz por që askush nuk flet për të po ndodh në Shëngjin, në portin e bregdetit, ku një anije gjigante e sjellë me leje të autoriteteve përkatësve, por që po shkakton një ndotje të madhe dhe banorët e kanë vënë re dhe s’kanë kujt t’i drejtohen. Aty është bërë një situatë kaosi dhe një qytetar e ka shpjeguar shumë mirë situatën për JOQ, teksa shkruan:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përshëndetje JOQ! Po ju drejtohem, si djal i Shengjinit për katastrofën ekologjike që i kanoset qytetit tonë dhe portit në veçanti duke u kthyer në një kazan vaji e nafte. Kam punu tan jetën në port dhe mendoj se duhet një reagim sa më i shpejtë për këtë ndotje të tmerrshme. Kjo është shfaqja më qartë që shteti vihet në shërbim të Partisë, ky është rasti kur Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit, Drejtoria Detare, Drejtoria e Portit, Policia Kufitare,etj, i nënshtrohen pushtetit dhe jo interes publik. Anija “Milton” po pritet për skrap në mes të Shëngjinit në zonën e plazhit pranë kalatës se re të portit, një çmenduri që është e ndaluar nga të gjitha konventat ekologjike, vetëm në një vend është i lejuar për demolim anijesh në mesdhe (Ali Aga-Turqi) dhe India e Pakistani. Në bazë të dokumentave që kam siguru nëpërmjet Portit, tregohet qartë që është korrupsion i pastër, janë paguar shumë lekë që anija të pritet në Shëngjin sepse skrapi shitet më shtrenjtë i prerë, se sa peshë anije e pa prerë. Këto lekë i ka marrë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, z Gazmir Tahiri, kjo faktohet nga komunikimi që ka pas për këtë çështje me Portin dhe Ministrinë. Anija ka mbërritur nga Volos-Greqi me 15 Mars pasi qe bllokuar atje si e pa përshtatshme më për punë. Drejtori ka lëshuar letër që anija të vijë për Shqipëri, ka ecur normalisht me shpejtësi 7 nyje, dhe ishte shumë afër në qoftë se pronari do ta çonte ta demolonte në Turqi(Ali Aga), por çmimi ka bërë që pronari ta sjelli dhe ta presi në Shëngjin. Z. Gazmir Tahiri në 27 Shkurt i është drejtuar Ministrisë me një letër ku i shpjegon se do ndodhi katastrofa ekologjike, pastaj ka marr ryshfet nga pronari anijes, në datë 10 prill ka lëshuar autorizim për prerjen e saj duke shkelur gjithë ligjet e shtetit. Ministrinë e kanë mashtruar duke ju referuar ligjit 10260 datë 01.04.2010 për heqjen e anijeve te mbytura kur anija “Milton” nuk është e mbytur, sepse ka lundruar vet nga Greqia, nëpërmjet shkresës ka kërkuar që të përgatiten disa dokumenta që s’kanë lidhje, para se të pritet anija. Drejtori Portit e largoi veten nga kjo çështje nëpërmjet shkresave pa dashur të përzihet. Kapitenin e Portit e shkarkuan në datë 20 Prill sepse lajmëroi Policinë Kufitare me 15 Prill. Kur kapiteni i anijes e çoi anijen pa lajmëruar njeri në pozicionin ku ndodhet tani dhe po pritet. Policia shkoi aty sa për sy e faqe dhe u largua pa marrë asnjë masë”, përfundoi qytetari./JOQ

ME TE LEXUARAT