Ky është babai milioner i djalit të Anjeza Brankës, shikoni ngjashmërinë

Showbiz

Këngëtarja e famshme, Anjeza Branka njihet si një nga mamatë më seksi të skenës shqiptare, e për më tepër edhe një mama single.

Ajo është nëna e një djali 10-vjeçar.

Këngëtarja na ka prezantuar në disa raste me Leanzon e vogël, i cili madje ka realizuar edhe disa sete fotografike me mamanë e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por siç mund ta keni vënë re, Leanzo nuk ngjan aspak me mamanë e tij, ndërsa tiparet e errëta i ka trashëguar tërësisht nga babai.

Po kush është babai i djalit të Anjezës? Ai quhet Leonard Kodheli dhe është njohur me këngëtaren në kohën që kjo e fundit jetonte në Gjermani.

Romanca e tyre 3-vjeçare përfundoi kur këngëtarja u transferua në Shqipëri, për të nisur karrierën e saj në muzikë.

Leonardi jeton prej vitesh në Londër, vend ku është tejet popullor në jetën e natës.

I pranishëm në evente të rëndësishme VIP, ai shquhet për jetën e tij luksoze, pasionin për makinat dhe udhëtimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

ME TE LEXUARAT