Gjykata e lë në burg, bukuroshja që grabiste karburantet flet në gjyq: Kisha nevojë për para

Aktualitet

Lihet ne burg bukuroshja Anna Malaj, e reja që grabiste me armë karburantet bashkë me kushëririn Emiljano Grembi në Fier.

Diten e sotme ata u paraqitën në gjykatë për masën e sigurisë. Nëna e dy fëmijëve të mitur tha në seancën gjyqësore se ndihet e penduar për krimet që ka kryer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne seance 31-vjeçarja ka pranuar se vjedhjet i ka bërë nga nevoja për para pasi ishte në gjendje të vështirë ekonomike.

Bashkepunetori i saj, Emiljano Grembi ka pohuar se të dy në bashkëpunim kanë realizuar grabitjet me armë. Sipas tij, Ana dehej, kështu ishte më e çliruar për të vepruar.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Piro Sota vendosi t’i lërë në qeli kusherinjtë. Nëna e Emiljano Grembit, e cila priste vendimin jashtë gjykatës fajëson për gjithçka mbesën e saj.

“Çunin ma mori kjo mua. Ka ardhur te shtëpia më ka thënë që halle dua çunin se kam frikë se jam vetëm”, tha ajo.

Pas daljes nga seanca, 31-vjeçarja nuk dukej e shqetësuar madje ajo bën një gjest fyes para mediave. Anna Malaj dhe Emiljano Grembi dyshohen si autorët e grabitjes me armë të një karburanti në Levan të Fierit më datë 2 Korrik të këtij vitit dhe të dy tentativave të tjera në Ballsh e Fier. Të dy rrezikojnë të vuajnë dënimin nga 3 deri në 10 vjet burg.

ME TE LEXUARAT