Kërcënimet nga ushtarët e ISIS, Antiterrori shqiptar kalon në gatishmëri

Aktualitet

ISIS kërcënon “jobesimtarët” në Shqipëri dhe KosovëKërcënimet e hapura te ekstremisteve te ISIS ndaj Shqipërisë dhe Kosovës kane sjelle reagime të shpejta të agjencive ligjzbatuese ne dy vendet. Ne Tirane, njësia antiterror ka kaluar ne gatishmëri te plote. Drejtuesit e saj po bashkëpunojnë me homologet ne Prishtine, duke bërë verifikimin e dy personave qe flasin ne video si dhe lidhjet e tyre.

Burime të policisë, bëjnë të ditur se pjese e verifikimeve jane edhe Agjentët e Shërbimit Informativ. Dosjet e dy personave, njëri i dyshuar si Almir Daci nga fshati Leshnice i Pogradecit dhe tjetri nga Kosova, janë shqyrtuar nga ekspertët.

Lidhjet e tyre në dy shtete, njohjet dhe mënyrat e komunikimit me sipmatizantë të ISIS, janë duke u analizuar për të parë nëse kërcënimet janë vetëm në nivel propaganda apo ka edhe veprime konkrete. Pjesë e kontrollit janë bërë edhe të gjithë personat të cilët kanë qenë pjesë e luftimeve në Siri e më pas janë kthyer në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata dhe të tjerë që mbështesin militantët e ISIS në rrjetet sociale po ndiqen në mënyrë të koordinuar, për të parandaluar çdo veprim të mundshëm terrorist, të paralajmëruar nga ekstremistët e ISIS.

Kjo nuk është e hera e parë që shqiptarët në Shtetin Islamik kërcënojnë. Rasti më i spikatur ka qenë ai i Lavdërim Muhaxherit, që u bënte thirrje myslimaneve të bashkoheshin me Shtetin Islamik.v+

ME TE LEXUARAT