Grushtat në Kuvend, Arben Ndoka: I kërkoj falje publikut, jo Strazimirit

Aktualitet

strazimiri-prengaaaDeputeti socialist Arben Ndoka i kërkoi ndjesë opinionit publik, por jo deputetit Gent Strazimiri, për sulmin që iu bë atij në korridoret e Parlamentit pak muaj më parë.

"Pavarësisht se këto lloj episodesh kanë ndodhur në të gjithë parlamentet e Europës, në të gjitha legjislaturat e Parlamentit shqiptar dhe në Ballkan, dua t'ju kujtoj se deputeti Strazimiri është dhe ka qenë protagonist i disa konflikteve fizikë në ambiente të brendshme të Parlamentit dhe të Kryesisë së Kuvendit me disa deputetë të tjerë", tha Ndoka.

deklarata është bërë ditën e sotme në seancën e radhës që u mbajt në gjykatën e Lartë ndaj deputetit Arben Ndoka dhe deputetit Pjerin Ndreu, të cilët akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës kolegun demokrat Gent Strazimiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, depozitoi në gjykatë edhe gjendjen e mëparshme te tij, ku rezulton si i denuar nga gjykata, vete deputeti e komentoi kete levizje te Prokurorise si te qellimshme.

"Le të vazhdojnë të përdorin dokumente selektivë, ashtu sikurse kanë përdorur gjatë gjashtë muajve", tha Ndoka.

Deputetet demokrate u shfaqen optimiste ne perfundim te seances per shkak te nje vendimi te ndermjetem qe rrezoi kerkesen e avokateve, per te mos marre ne konsiderate videon, ku shfaqet sulmi fizik nga Ndreu dhe Ndoka kunder Strazimirit.

"Eshtë për t'u përshëndetur fakti që u rrëzua tenativa e avokatëve dhe atyre deputetëve që duan të bëjnë avokatin e asaj ngjarje kriminale që ndodhi në Parlamentin e Shqipërisë, për të fshehur para drejtësisë atë që kanë parë me sytë e tyre gjithë shqiptarët, për të bërë të pamundur që video e regjistruar të mos shfaqet, mos të merret si provë. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë", tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Në seancën e sotme deshmuan Parid Cara dhe Armando Prenga te cilet goditjen kunder Strazimirit e kishin perceptuar si 'shtyrje' dhe jo si rrahje. Ne datën 16 mars, Gjykata e Larte do te shikoje videon e cila ne fakt nuk eshte e panjohur per te, per shkak te publikimit ne media.

ME TE LEXUARAT