Gjyqi, eksperti Çardaku ndryshon dëshminë përballë Arben Frrokut

Aktualitet

arben-frrokuArben Frroku, biznesmeni i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është përballur në seancën e djeshme me ekspertin kriminalist Ndoc Çardaku.

Ky i fundit ishte thirur si dëshmitar në gjykatë nga vetë avokatët e Frrokut, ku ka sqaruar se në pallton e Frrokut, që prokuroria ka sekuestruar si prove material, janë gjendur lëndë nitrite, por që në fakt sipas ekspertit këto elementë nuk faktojnë në mënyrë kategorike qitjen me armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe nga kjo dëshmi e dhënë në gjykatë, në ekspertimin që ky ekspert ka kryer për llogari të prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka pohuar se në pallton e Arben Frroku evidentohen substance nitrite dhe nitrate, të cilat mund të lihen nga një e shtënë me armë. Mirëpo këtë dëshmi, eksperti i ministrisë së Brendshme Çardaku e ka rrëzuar poshtë në Gjykatën e Krimeve të Rënda,e cila po gjykon Arben Frrokun për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.

Çardaku njihet si një nga ekspertët kriminalistikë që kreu dhe ekspertizat balistike të armëve të Gartës së Republikës, me të cilat u qëlluan në 21 janar të vitit 2011, ditë kjo ku mbetën të vrarë 4 persona.

Vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj është kryer në mujin shkurt të dy viteve më parë. Për këtë ngjarje të rëndë, policia dhe prokuroria arrestuan në Greqi, biznesmenin Frroku,person ky që ka pasur mjaft konflikte të hapura me të ndjerin

 

 

ME TE LEXUARAT