‘Më çoi me makinë në prokurori’, çfarë tha Ardi Veliu tek Krimet e Rënda

Aktualitet

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ky i fundit u morr sot në pyetje.

Veliu shkoi në orën 13:00 tek Krimet e Rënda ku dha sqarime për çështjen ‘Babalja’. "BalkanWeb" shkruan se Veliu ka mohuar akuzat e Alizotit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zoti Veliu ka mohuar që të këtë bërë një shoqërim të Fredi Alizotit. Ai tha se datën që Alizoti pretendon se është shoqëruar nga ai me makinë, ka qenë në një aktivitet në 2 qershor”, kane thene burimet.

Pas publikimit të videos në fjalë Policia e Shtetit mohoi se Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë.

Për më tepër policia tha se mund të verifikohej lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti u shoqërua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Veliu mohoi totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Alizoti, i dyshuar si aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e ‘Babales’, në dëshminë e tij dhënë këtë të enjte në Prokurori, ka pranuar se videon e përgjuar të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, e ka realizuar pas datës 1 qershor, pra pas datës kur është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Ai akuzohet për “kallëzim i rremë”, ndërsa Prokuroria ka kërkuar për të masën ‘arrest me burg’./balkanweb

ME TE LEXUARAT